Politikë, Ekonomi

SHBA, Senati miraton projektligjin për tavanin e borxhit

Senati votoi 63 për dhe 36 kundër për të miratuar legjislacionin.

Betül Yürük  | 02.06.2023 - Përdıtësım : 03.06.2023
SHBA, Senati miraton projektligjin për tavanin e borxhit

New York

Senati i SHBA-së miratoi projektligjin për tavanin e borxhit të enjten vonë, duke shmangur mospagesën e parë, që parashikohej të kishte pasoja katastrofike të borxhit të vendit përpara afatit të 5 qershorit, raporton Anadolu.

Senati votoi 63 për dhe 36 kundër për të miratuar legjislacionin.

Projektligji, i cili pezullon kufirin prej 31.4 trilionë dollarësh në kufirin e huamarrjes së qeverisë federale deri në janar 2025, tani pritet t'i dorëzohet presidentit Joe Biden për nënshkrim.

Kufiri i borxhit u arrit në janar, por Departamenti i Thesarit ka ndërmarrë hapa për të siguruar që SHBA-ja të vazhdojë të paguajë faturat e saj.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.