Bota

SHBA i bën thirrje Serbisë të lirojë 3 policët e Kosovës

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller ka lëshuar një deklaratë lidhur me tensionet mes Serbisë dhe Kosovës

Tuğçenur Akgün  | 18.06.2023 - Përdıtësım : 20.06.2023
SHBA i bën thirrje Serbisë të lirojë 3 policët e Kosovës

New York

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kërkuan që Serbia “menjëherë dhe pa kushte” të lirojë 3 policët e Kosovës që i ka ndaluar, raporton Anadolu.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller ka lëshuar një deklaratë lidhur me tensionet mes Serbisë dhe Kosovës.

"I bëjmë thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Qeverisë së Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë 3 policët e Kosovës të arrestuar më 14 qershor", tha Miller, duke shtuar se ndalimi i policëve e përkeqësoi situatën edhe ashtu të tensionuar.

Miller përsëriti gjithashtu thirrjet që Serbia dhe Kosova të zbatojnë planin trepikësh të paraqitur nga Bashkimi Evropian (BE) dhe t'i kthehen dialogut.

Prokuroria e Lartë Publike në Kralevë të Serbisë u caktoi masën paraburgim 3 policëve të Kosovës. Prokuroria e Lartë publike në Kralevë ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve kundër të dyshuarve B.S. (1965), R.Z. (1975) dhe M.SH. (1961) për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se "kanë kryer secili nga një vepër penale të prodhimit, mbajtjes, mbajtjes dhe trafikimit të paligjshëm të armëve dhe lëndëve shpërthyese".

Sipas Qeverisë së Kosovës, 3 policë të Kosovës janë rrëmbyer të mërkurën, më 14 qershor, derisa ndodheshin në kontroll kufitar, thellë në territorin e Kosovës, përgjatë kufirit verior me Serbinë. Nga ana tjetër, Beogradi zyrtar pretendon se policët e Kosovës janë arrestuar thellë në territorin e Serbisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın