Sulmuesi i Ajax-it El Ghazi: Dëgjova Ronaldo-n dhe zgjodha Holandën në vend të Marokut
El Ghazi kishte të drejtë të luajë edhe për Marokun për shkak të origjinës së prindërve të tij, por ai megjithatë zgjodhi të luajë për Holandën

SARAJEVË
SARAJEVË (AA) - Sulmuesi i Ajax-it, Anwar El Ghazi deklaroi se Cristiano Ronaldo e ka këshilluar që të luaj për kombëtaren e Holandës, e jo për Marokun, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sulmuesi në fjalë ishte në listën e 28 lojtarëve të ftuar nga tranjeri i kombëtares së Holandës, Danny Blind për ndeshjet e kualifikimeve kundër Kazakistanit dhe Çekisë.
El Ghazi kishte të drejtë të luajë edhe për Marokun për shkak të origjinës së prindërve të tij, por ai megjithatë zgjodhi të luajë për Holandën.
“Kam menduar gjatë rreth vendimit. Prindërit e mi, familja, dhe trajneri personal, madje edhe Cristiano Ronaldo më kanë këshilluar. Të gjitha i kam marrë në konsideratë. Dëgjova Ronaldo-n. Më pyeti çfarë mendimi kam për Holandën. Më tha se nëse do të ishte në situatën time do të zgjedhte Holandën. Më tha gjithashtu që ai i cili duhet ta marrë këtë vendim jam unë. Çfarë do që të ishte vendimi, njerëzit sërish do të më kritikonin”, u shpreh El Ghazi.
Në fund theksoi se ai do të japë gjithçka nga vetja me fanellën e Holandës, vendi ku ka lindur dhe është rritur.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.