Turqia

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë dënoi pezullimin e procesit demokratik në Tunizi

"Dënojmë iniciativat që nuk kanë legjitimitet kushtetues dhe mbështetje popullore", tha Kalın në lidhje me vendimin e presidentit tunizian për të pezulluar parlamentin

İsmet Karakaş  | 26.07.2021 - Përdıtësım : 27.07.2021
Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë dënoi pezullimin e procesit demokratik në Tunizi

Ankara

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın, duke theksuar se procesi demokratik në Tunizi është pezulluar, tha se dënojnë "iniciativat që nuk kanë legjitimitet kushtetues dhe mbështetje popullore", transmeton Anadolu Agency (AA).

Kalın reagoi nëpërmjet llogarisë së tij të rrjetit social, në lidhje me vendimin e Presidentit të Tunizisë, Kais Saied, i cili njoftoi mbrëmë vonë se ka marrë plotësisht autoritetin ekzekutiv dhe ka pezulluar parlamentin.

"Refuzojmë pezullimin e procesit demokratik dhe injorimin e vullnetit demokratik të njerëzve në Tunizinë miqësore dhe vëllazërore. Dënojmë iniciativat që nuk kanë legjitimitet kushtetues dhe mbështetje popullore. Besojmë se demokracia e Tunizisë do të dalë më e fortë nga ky proces", shkroi ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın