Zogjtë shtegtarë zgjedhin brigjet e Rizes në Turqi si strehë
Parqet dhe kopshtet në zonat bregdetare të qytetit Rize, janë një nga ndalesat e fundit të sigurta për zogjtë shtegtarë mes urbanizimit të dendur
Shkup
Zogjtë shtegtarë zgjedhin brigjet e qytetit të Rizes në Turqi si strehë, raporton Anadolu.
Parqet dhe kopshtet në zonat bregdetare të qytetit, janë një nga ndalesat e fundit të sigurta për zogjtë shtegtarë mes urbanizimit të dendur.
Këto zona janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ushqyerjen, pushimin dhe përgatitjen për fluturim.
Lloje të ndryshme të zogjve janë fotografuar nga fotoreporteri i Agjencisë Anadolu.
Zogjtë shtegtarë gjenden në këtë rajon ku pyjet janë afër me detin, ndërsa strehon mijëra zogj, dhjetëra lloje, gjatë sezonit të migrimit të vjeshtës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
