Turqia

Zjarri në një depo parfumesh në veriperëndim të Turqisë vret 6 persona

Shkaqet e zjarrit janë të panjohura deri më tani dhe është nisur një hetim për t’i përcaktuar ato

Ekrem Sıtkı Meral, Şahin Oktay, Kadir Yıldız  | 08.11.2025 - Përdıtësım : 08.11.2025
Zjarri në një depo parfumesh në veriperëndim të Turqisë vret 6 persona Foto: İbrahim Yozoğlu/AA

Kocaeli

Një zjarr ka shpërtyer në një depo parfumesh në rrethin Dilovasi të provincës veriperëndimore turke Kocaeli vrau gjashtë persona, raporton Anadolu.

Guvernatori i Kocaelit, Ilhami Aktas, tha se zjarri është shuar dhe njoftoi se një person po ashtu është plagosur në zjarr.

Ai shtoi se po merren masa për të ulur temperaturën në depo pasi zjarri u shua.

Më herët, zjarrfikësit u dërguan në vendngjarje pasi morën një raport për një zjarr dhe e shuan atë.

Aktas shprehu ngushëllime për familjet e personave që humbën jetën në zjarr.

Shkaqet e zjarrit janë të panjohura deri më tani dhe është nisur një hetim për t’i përcaktuar ato.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın