Turqia

Zjarr në një fabrikë këpucësh në Stamboll

Ekipe të shumta zjarrfikësish janë përballur me zjarrin që përfshiu ndërtesën tre katëshe për prodhimin e këpucëve në zonën industriale Baltas Kilimciler

Mücahit Türetken, Ali Cevahir Aktürk  | 22.11.2016 - Përdıtësım : 23.11.2016
Zjarr në një fabrikë këpucësh në Stamboll

Stamboll

STAMBOLL (AA) – Në lagjen Bajrampasha të Stambollit mëngjesin e sotëm ka shpërthyer një zjarr i përmasave të mëdha duke kapluar një fabrikë për prodhimin e këpucëve, dhe nga ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve është shmangur një tragjedi njerëzore, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipe të shumta zjarrfikësish janë përballur me zjarrin që përfshiu ndërtesën tre katëshe për prodhimin e këpucëve në zonën industriale Baltas Kilimciler.

Në vend ngjarje kanë mbërritur edhe ekipet policore të cilat kanë ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë.

Siç thuhet, zjarri ka nisur në katin e parë të fabrikës, por me një shpejtësi të madhe është përhapur në tërë objektin.

Mbi lagjen Bajrampasha të Stambollit janë ngritur re të dendura të tymit, ndërkohë që komunikacioni në zonën përreth fabrikës është ndaluar. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.