Çiğdem Münibe Alyanak
31 Gusht 2025•Përditësim: 01 Shtator 2025
Në një zhytje përkujtimore të mbajtur për 30 Gushtin, Ditën e Fitores, u filmuan anijet e fundosura, dëshmitare të heshtura të luftërave të Çanakalasë, raporton Anadolu.
Beteja detare në Çanakala më 18 mars 1915, kur flotës së anijeve britanike dhe franceze iu ndalua kalimi, dëshmoi përplasjen e anijeve luftarake më madhështore të epokës.
%2F20250831_2_70573874_116570716.jpg)
Mbetjet e luftës, të cilat kanë mbetur të heshtura në thellësitë e detit për më shumë se një shekull, u bënë pjesë e turizmit të zhytjes në vitin 2021.
Gjatë zhytjes ku u filmuan anijet e fundosura, ekipi i Komandës së Grupit Perëndimor të Marmarasë të Rojës Bregdetare shpalosi një banderolë dhe flamurin turk për të përkujtuar Ditën e Fitores, që shënohet më 30 gusht.
%2F20250831_2_70573874_116570720.jpg)
Në deklaratën e tij në lidhje me rrënojat e luftës, producenti dhe operatori i dokumentarëve nënujorë, Tahsin Ceylan, theksoi rëndësinë e Luftës së Çanakalasë për kombin turk.
Duke kujtuar fjalët e Mustafa Kemal Ataturkut, i cili shikoi flotën armike më 13 nëntor 1918 dhe tha: "Ata do të shkojnë ashtu siç erdhën", Ceylan shtoi: "Lufta e Çanakalasë është epopeja më e madhe e shkruar ndonjëherë në ujë. Ata ikën ashtu siç erdhën, por lanë anijet e tyre luftarake dhe anijet që nxirrnin erë baruti dhe që nxirrnin zjarr këtu. Ato tani janë në shërbim të turizmit të zhytjes".