Turqia

Yıldırım: Qëllimi ynë është të mbajmë gjallë frymën e 15 Korrikut

"Qëllimi ynë është të mbajmë gjallë frymën e 15 korrikut dhe ta bëjmë të përhershme vëllazërinë, bashkimin dhe unitetin e 81 milionëve", tha Yıldırım

Muhammed Ali Toruntay  | 15.07.2018 - Përdıtësım : 16.07.2018
Yıldırım: Qëllimi ynë është të mbajmë gjallë frymën e 15 Korrikut Murat Kaynak/AA

Ankara

ANKARA (AA) – Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Binali Yıldırım tha se “Qëllimi ynë është të mbajmë gjallë frymën e 15 korrikut dhe ta bëjmë të përhershme vëllazërinë, bashkimin dhe unitetin e 81 milionëve”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në përvjetorin e dytë të tentativës së ultë për grusht shteti të organizatës terroriste FETO në Turqi, Yıldırım mori pjesë në programin përkujtimor të mbajtur në Varrezat Karşıyaka në Ankara.

Pas leximit të Kur'an-i Kerimit dhe duave, Yıldırım vizitoi një nga një varrezat e dëshmorëve të 15 korrikut dhe u takua me familjarët e dëshmorëve.

Në një deklaratë pas kësaj vizite Yıldırım tha se edhe pse kanë kaluar dy vite, dhimbja për ta ende vazhdon të jetë e madhe.

“Thamë se nuk do ta harrojmë dhe nuk do të lëmë të harrohet 15 korriku. Si të afërmit e dëshmorëve, ashtu edhe gjithë populli ynë e përkujton këtë ditë me këto emocione. Dëshmorët janë siguria e këtij vendi, heronjtë tanë janë ata të cilët i japin ngjyrën flamurit tonë me gjysmëhënë dhe yll. Gjysmëhëna në flamurin tonë është simbol i pavarësisë sonë, ndërsa yjet janë shenjë e çdo dëshmori tonë”, tha ai.

"Qëllimi ynë është të mbajmë gjallë frymën e 15 korrikut dhe ta bëjmë të përhershme vëllazërinë, bashkimin dhe unitetin e 81 milionëve. Edhe një herë uroj mëshirën e Zotit për të gjithë dëshmorët tanë. I lutem Zotit që ky popull të mos përjetojë edhe një herë asnjë ngjarje të tillë të ulët", tha Yıldırım.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın