Vizitorët përjetojnë bukurinë e pafundme të Kanionit Ulubey përmes fluturimeve virtuale
Kanioni Ulubey në Turqi është një nga më të mëdhenjtë në botë, i formuar nga shembja e Grabenit të Madh Menderes

Shkup
Qendra në Kanionin Ulubey në provincën Uşak të Turqisë u ofron vizitorëve fluturime virtuale që shfaqin bukurinë natyrore të kanionit 77 kilometra të gjatë, raporton Anadolu.
Kanioni Ulubey është një nga më të mëdhenjtë në botë, i formuar nga shembja e Grabenit të Madh Menderes.
Duke arritur thellësi deri në 170 metra dhe gjerësi që tejkalon 500 metra në disa vende, shtigjet dredha-dredha të kanionit, të formuara nga përrenjtë Banaz dhe Dokuzsele, krijojnë peizazhe mahnitëse.
Një tarracë xhami që ngrihet 125 metra mbi tokë u jep vizitorëve një pamje panoramike të peizazhit të kanionit.
Përveç tarracës, kompleksi i Kanionit Ulubey përmban një park me një zipline, mur ngjitjeje dhe një lëkundëse gjigante, si dhe shtëpi, vila, shtigje për këmbësorë dhe shtigje çiklizmi.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.