Vendpushimet e pëllumbave, të gdhendura në shkëmbinjtë e luginave të Kapadokyas
Kapadokya njihet jo vetëm për formacionet e saj natyrore, por edhe për trashëgiminë e saj të pasur kulturore

Shkup
Vendpushimet e pëllumbave, të gdhendura në shkëmbinjtë e luginave të Kapadokyas kontribuojnë në bujqësinë e rajonit duke siguruar strehim për pëllumbat dhe një burim plehrash natyror, raporton Anadolu.
Pëllumbat, të përqendruara në rajone të tilla si Ortahisar, Uçhisar, Göreme dhe Lugina Zemi, dallohen me dizajnet e tyre arkitekturore të gdhendura në shpatet me pamje nga dielli.
E vendosur brenda kufijve të Nevşehirit, Kapadokya njihet jo vetëm për formacionet e saj natyrore, por edhe për trashëgiminë e saj të pasur kulturore.
Turistët që vizitojnë qendrat në Kapadokya, të zbukuruara me pasuri natyrore, kulturore dhe historike, kanë mundësinë të shikojnë peizazhin nga qielli duke marrë pjesë në një tur me balona me ajër të nxehtë, një nga simbolet e vendit.