Vdesin nga uria 4 banorë të Gazës në 24 orët e fundit, përfshirë një fëmijë
"Numri i të vdekurve nga uria në Gaza është rritur në 197, prej të cilëve 96 janë fëmijë", tha drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Munir al-Bursh

Stamboll
Në Rripin e Gazës, ku uria është në kulm për shkak të sulmeve dhe bllokadave izraelite, 4 palestinezë të tjerë, përfshirë një fëmijë, kanë vdekur nga uria në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu.
Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Munir al-Bursh dha informacion në llogarinë X në lidhje me ata që kanë vdekur nga uria në Gaza.
"Vdekjet nga uria vazhdojnë në Gaza", tha Al-Bursh duke shtuar se 4 palestinezë të tjerë, përfshirë një fëmijë, kanë vdekur nga uria dhe kequshqyerja në 24 orët e fundit.
Ai theksoi se numri i të vdekurve nga uria në Gaza është rritur në 197, prej të cilëve 96 janë fëmijë.
"Secili nga këta fëmijë është një ëndërr e vrarë para se të rritet. Çdo viktimë është dëshmitare e krimit të heshtur të kryer nga bota", tha Al-Bursh.
- Gaza po vdes nga uria
Nën sulmet izraelite dhe një rrethimi të rreptë që kufizon ndihmën humanitare, Rripi i Gazës po përjeton një katastrofë humanitare, me uri të përhapur dhe mungesë uji, ilaçesh, furnizimesh mjekësore dhe furnizimesh higjienike.
Vdekjet nga uria në Rripin e Gazës, veçanërisht midis fëmijëve, janë në rritje. Qarqet lokale dhe ndërkombëtare thonë se Izraeli po përdor "urinë dhe etjen si armë".
Ushtria izraelite, e cila ka shkatërruar 88 për qind të Rripit të Gazës duke shkatërruar infrastrukturën civile, shpesh synon palestinezët e zhvendosur nga urdhrat e deportimit në zonat ku ata strehohen.
Numri i njerëzve të zhvendosur nga sulmet dhe urdhrat e deportimit izraelit në Gaza, me një popullsi prej afërsisht 2.3 milionë, ka arritur në 2 milionë, me shumë njerëz të zhvendosur vazhdimisht.
Ndërkohë, ushtria izraelite po bombardon tendat dhe strehimoret civile të të zhvendosurve në sulme të përditshme.
Të paktën 61.158 palestinezë janë vrarë dhe 151.442 janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.