Turqia

Vazhdon kthimi vullnetar i sirianëve në vendin e tyre

12.05.2022
Vazhdon kthimi vullnetar i sirianëve në vendin e tyre Foto: Rauf Maltaş / AA

Sirianët që ndodhen në Turqi në kuadër të mbrojtjes së përkohshme, vazhdojnë të kthehen në vendet e tyre nga Kilis, Şanlıurfa, Hatay dhe Gaziantep, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcimi i infrastrukturës, ofrimi i shërbimeve publike të qëndrueshme, veçanërisht arsimi dhe shëndetësia nën koordinimin e AFAD dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Administratës për Qytetet në rajonet e pastruara nga terrorizmi nëpërmjet operacioneve "Mburoja Eufratit", "Dega e Ullirit" dhe "Burimi i Paqes" e kanë bërë rajonin tërheqës për kthimet vullnetare.

Në rajon janë vënë në shërbim shkolla dhe spitale të reja bashkë me shkollat dhe spitalet që janë riparuar. Jeta në rajon është rikthyer në një rrjedhë normale me shërbimet e drejtësisë, shërbimet e zbatimit të ligjit, shërbimet e mbështetjes psiko-sociale si dhe qendrat rinore dhe sportive.

Si rezultat i këtyre punimeve është arritur rritje serioze në rikthimet e sirianëve. Që nga fillimi i operacionit "Mburoja Eufratit" e deri më tani në vendin e tyre janë rikthyer në mënyrë vullnetare 498.593 sirianë.

Prania e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) në rajon ashtu sikurse inkurajon rikthimin vullnetar të sirianëve, në të njëjtën kohë luan një rol të rëndësishëm edhe në parandalimin e një lëvizjeje të mundshme emigrimi nga rajoni.

Procesi i rikthimit

Procesi i rikthimit në vendin e tyre i grupeve siriane që jetojnë në qytete të ndryshme të Turqisë, u filmua nga AA.

Në kuadër të kthimeve vullnetare, sirianët që jetojnë në qytete të ndryshme, kanë mbërritur në Qendrën e Kthimit Vullnetar të drejtorisë për Menaxhimin e Migracionit në pikat doganore Kilis Öncüpınar, Akçakale, Karkamış dhe plotësuan formularin e kërkesës për kthim vullnetar.

Pas procedurave, sirianët u nisën me furgonë në zonat në veri të Sirisë që janë bërë të sigurta duke u pastruar nga terrorizmi dhe u pritën nga të afërmit e tyre në zonat e sigurta.

Me ndihmat humanitare dhe ndihmat për zhvillim që janë kryer në zonat ku është vendosur siguria, parashikohet që në periudhat e ardhshme të rritet edhe më tej numri i rikthimeve vullnetare.

Gjithashtu po zhvillohen edhe punimet e planeve dhe projekteve që do të sigurojnë rikthimin vullnetar të 1 milion sirianëve që janë njoftuar edhe nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

Falënderuan Turqinë

Mësuesi sirian Muhammed El Abdullah, që ka jetuar në qytetin Kilis dhe i cili po kthehet në vendin e tij, tha për AA se do të shkojë pranë familjes së tij në Siri.

Duke bërë të ditur se profesionin e tij do ta vazhdojë në vendin e tij, Abdullah u shpreh: "Dua të arsimoj fëmijët e atdheut tim sepse kemi mbetur shumë prapa për shkak të luftës. Fatmirësisht tashmë ka vende të sigurta dhe unë dua të vazhdoj mësuesinë. Jam shumë i kënaqur nga Turqia. Kisha mundësinë që të transferoja këtu edhe familjen time, por dëshiroj të rikthehem në atdheun tim".

Edhe Cemal Ahmet shpjegoi se në Turqi ka punuar në sektorin e tekstileve dhe se dëshiron të kthehet në Siri sepse atje kanë toka dhe dëshirojnë të formojnë biznesin e tyre dhe të sigurojnë të ardhurat për jetesë.

Gjithashtu siriani Abdurrezzak Daga i cili kthehet në vendin e tij nga qyteti turk Şanlıurfa deklaroi se është shumë i lumtur që po kthehet në vendin e tij.

Duke i shprehur Turqisë falënderime për mikpritjen e saj, Daga tha: "Për shkak të luftës në Siri u largova nga vendi im rreth 2,5 vite më parë. Erdha në Turqi, u strehova dhe jetoja këtu. Turqia na priti, punuam këtu. Tani rajoni Tel Abyad ku jetojmë është bërë zonë e sigurt me operacionin 'Burimi i Paqes'. Edhe familja ime ndodhet atje dhe tani po kthehem në vendin tim dhe pranë familjes time me dëshirën time. Falënderoj Turqinë, Allahu qoftë i kënaqur nga të gjithë".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın