Turqia

Vajza me shikim të kufizuar vazhdon jetën duke pikturuar

Zeynep Koç, e cila jeton në Gaziantep të Turqisë, ka gjetur qetësi në pikturat që ka vizatuar që kur ishte 12-vjeç

Fevzi Kemal Karagöz  | 06.12.2025 - Përdıtësım : 06.12.2025
Vajza me shikim të kufizuar vazhdon jetën duke pikturuar Foto: Adsız Günebakan/AA

Gaziantep

Zeynep Koç, me shikim të dëmtuar 80 për qind që jeton në Gaziantep të Turqisë, gjen lumturinë e jetës përmes vizatimeve dhe pikturave të saj, raporton Anadolu.

E ndikuar nga vizatimet e babait dhe motrës së saj, Koç zhvilloi një interes për këtë formë arti në moshën 12-vjeçare. Pasi vizatoi me qymyr për tetë vjet, ajo filloi trajnimin për të reflektuar ëndrrat e saj në kanavacë.

Duke u përgatitur për Provimin e Përzgjedhjes së Personelit Publik me Aftësi të Kufizuara në Qendrën e Arsimit dhe Karrierës pa Pengesa të Bashkisë Metropolitane të Gaziantepit, për Anadolu Koç tha se i kapërceu sfidat e aftësisë së saj të kufizuar të lindur përmes pikturës.

"Jam e lumtur kur pikturoj"

Ajo shpjegoi se piktura është qendrore në jetën e saj dhe se ajo e gjallëron jetën e saj duke e motivuar veten me të. "Ëndrra ime më e madhe është të hap studion time. Atje, dua t'u mësoj vëllezërve dhe motrave të mia, të cilët janë gjithashtu me aftësi të kufizuara, si të vizatojnë. Një nga ëndrrat e mia më parë ishte të pikturoja në kanavacë. Jam më e lumtur kur pikturoj dhe kjo i zbukuron ëndrrat e mia", tha ajo.

Zeynepja e cila shpjegoi se vizaton kur ndihet keq, tha: "Vizatimi më ngre moralin. Ndihem mirë. Njerëzit që shohin vizatimet e mia në kurs i pëlqejnë shumë.

"Ne donim të ishim një dritë shprese"

Zehra Aydiner, një mësuese artizanati në Qendrën e Arsimit dhe Karrierës pa Pengesa, shpjegoi se ajo dhe Koç kanë qenë në kurs për tre vjet dhe se ata e udhëzojnë atë të jetë një dritë shprese për të ardhmen e saj.

"Ne donim të ishim një dritë shprese për të. Ne e ndihmojmë me pikturën e saj këtu. Ajo është shumë e suksesshme dhe vizaton piktura të bukura", tha Zehra.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın