Turqia

Ushtria turke vazhdon aktivitetet për spastrimin e Afrinit nga eksplozivët

Ekipet e ekspertëve janë duke lokuar mjetet shpërthyese të vendosura nga terroristët e YPG/PKK-së përmes detektorëve në tokat bujqësore dhe rrugët e Afrinit

Sena Güler  | 16.07.2018 - Përdıtësım : 17.07.2018
Ushtria turke vazhdon aktivitetet për spastrimin e Afrinit nga eksplozivët

Afrin/Ankara

AFRIN/ANKARA (AA) - Ushtria turke dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) vazhduan aktivitetet e spastrimit në rajonin e Afrinit në veriperëndim të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet e ekspertëve janë duke lokuar mjetet shpërthyese të vendosura nga terroristët e YPG/PKK-së përmes detektorëve në tokat bujqësore dhe rrugët e Afrinit, rajon i cili u pastrua nga terroristët më 18 mars në kuadër të operacionit antiterrorist turk "Dega e Ullirit".

Më 20 janar Turqia nisi operacionin "Dega e Ullirit" për të larguar terroristët e YPG/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini.

Sipas ushtrisë turke, që nga fillimi i operacionit, gjithsej 4.540 terroristë janë neutralizuar.

"Ne asgjësojmë eksplozivin e vendosur nga PKK në tokat dhe hyrjet e qytetit", tha për AA Abu Sari, një komandant i Ushtrisë së Lirë Siriane.

Gjatë aktiviteteve të spastrimit, ekipet shfaqin kujdes maksimal për sigurinë e civilëve. "Ekipet tona tregojnë përpjekje të madhe për pastrimin e këtyre minave, të cilat rrezikojnë jetën e civilëve", tha Sari.

Ai shtoi se 42 eksplozivë janë shkatërruar gjatë katër ditëve të fundit.

Përpjekjet vazhdojnë gjithashtu në malet që rrethojnë qarkun Raxhu në veriperëndim të Afrinit, ku besohet se fshihen terroristët.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın