Ura më e gjatë hekurudhore e Turqisë tërheq vëmendjen
Trenat që qarkullojnë mbi lumin Eufrat në perëndim të diellit ofrojnë pamje të bukura për pasagjerët dhe entuziastët e fotografisë

Malatya
Ura hekurudhore e ndërtuar mbi lumin Eufrat midis qarkut Battalgazi të Malatyas dhe qarkut Baskil të Elazığ është ura më e gjatë në Turqi me një gjatësi prej 2.030 metrash, raporton Anadolu.
Përveç trenave të mallrave, mbi urën, e cila u hap në vitin 1986, kalojnë edhe trena pasagjerësh si Ekspresi Jugor i Kurtalanit.
Trenat që qarkullojnë mbi lumin Eufrat në perëndim të diellit ofrojnë pamje të bukura për pasagjerët dhe entuziastët e fotografisë.