Turqia

Ujëvara Muradiye në lindje të Turqisë "dëfron" me ngjyrat e dimrit dhe pranverës

Ujëvara Muradiye, e rrethuar me pemë që gjelbërojnë me afërsimin e pranverës, dallon si një nga mrekullitë natyrore më mbresëlënëse të qytetit, krahas bardhësisë së borës që ende nuk është shkrirë

Dzihat Aliju  | 29.03.2026 - Përdıtësım : 29.03.2026
Ujëvara Muradiye në lindje të Turqisë "dëfron" me ngjyrat e dimrit dhe pranverës Foto: Muhammed Onur Yavrutürk/AA

Van

E vendosur në komunën Muradiye, në qytetin Van në lindje të Turqisë, kjo ujëvarë që mban të njëjtin emër si komuna krijon një spektakël vizual me ngjyrat e borës dhe të pranverës, raporton Anadolu.

Ujëvara Muradiye, e rrethuar me pemë që gjelbërohen me afërsimin e pranverës, dallon si një nga mrekullitë natyrore më mbresëlënëse të qytetit, krahas bardhësisë së borës që ende nuk është shkrirë plotësisht.

Duke rënë nga një lartësi prej rreth 20 metrash në lumin Bendimahi, ujëvara dhe zona përreth saj, duke tërhequr turistë me peizazhet përreth, ofrojnë një bukuri të ndryshme në çdo stinë të vitit.

Ujëvara, e vlerësuar si nga turistët vendas ashtu edhe nga ata të huaj, fiton edhe më shumë bukuri me shkrirjen e borës dhe ky fenomen natyror konsiderohet gjithashtu një shenjë e ardhjes së pranverës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın