Turqia tërhoqi 10,59 milionë turistë të huaj në periudhën janar-prill
Stambolli, qyteti më i madh i Turqisë për nga popullsia dhe një destinacion kryesor turistik, ka mirëpritur 50,4 për qind të të gjithë vizitorëve të huaj, ose gati 5,34 milionë, në periudhën katërmujore

Stamboll
Turqia ka pritur 10,59 milionë turistë të huaj në katër muajt e parë të vitit 2025, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, transmeton Anadolu.
Numri i mbërritjeve të huaja në periudhën janar-prill ka rënë me 0,6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, treguan të dhënat e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.
Stambolli, qyteti më i madh i Turqisë për nga popullsia dhe destinacion kryesor turistik, ka mirëpritur 50,4 për qind të të gjithë vizitorëve të huaj, ose gati 5,34 milionë, në periudhën katërmujore.
Ai është pasuar nga qyteti turistik mesdhetar Antalya dhe Edreneja në Turqinë veriperëndimore, e cila kufizohet me Bullgarinë dhe Greqinë.
Sa u përket kombësive të turistëve të huaj, Gjermania zë vendin e parë me një pjesëmarrje prej 10,8 për qind, gjatë së njëjtës periudhë, e ndjekur nga Rusia dhe Irani.
Vetëm në prill, Turqinë e kanë vizituar 3,9 milionë të huaj, duke shënuar një rritje prej 8 për qind në bazë vjetore.