Turqia

Turqia: Sistemi Patriot i vendosur nga Komanda Ajrore Aleate në Gjermani, stacionohet në Adana

Ministria turke e Mbrojtjes tha sot se një sistem shtesë Patriot i vendosur nga Komanda Ajrore Aleate e NATO-s në Ramstein të Gjermanisë po stacionohet në provincën jugore Adana

Berk Kutay Gökmen  | 18.03.2026 - Përdıtësım : 18.03.2026
Turqia: Sistemi Patriot i vendosur nga Komanda Ajrore Aleate në Gjermani, stacionohet në Adana

Stamboll

Ministria turke e Mbrojtjes tha sot se një sistem shtesë Patriot i vendosur nga Komanda Ajrore Aleate e NATO-s në Ramstein të Gjermanisë po stacionohet në provincën jugore Adana të Turqisë, së bashku me sistemin ekzistues spanjoll Patriot, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i ministrisë, kontraadmirali Zeki Akturk, i bëri këto komente gjatë një konference për media në komandën e bazës së 10-të kryesore të avionëve reaktivë në Incirlik të Adanas.

Akturk shtoi se vendosja e baterisë erdhi "si shtesë e masave të marra në nivel kombëtar për të siguruar sigurinë e hapësirës ajrore dhe të qytetarëve tanë".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın