Turqia

Turqia shënon 102-vjetorin e shpalljes së Republikës

Festa kombëtare, Dita e Republikës së Turqisë shënohet më 29 tetor për të përkujtuar shpalljen e Republikës së Turqisë në vitin 1923

Dzihat Aliju  | 29.10.2025 - Përdıtësım : 29.10.2025
Turqia shënon 102-vjetorin e shpalljes së Republikës

Shkup

102-vjetori i shpalljes së Republikës së Turqisë po shënohet me manifestime, programe dhe aktivitete të shumta, raporton Anadolu.

Me rastin e 102-vjetorit, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan publikoi një mesazh, ndërkaq gjatë ditës do të kryesojë delegacionin që do të vizitojë Anitkabirin, mauzoleumin e themeluesit të Republikës moderne të Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.

Në mesazhin e tij, Erdogan mes tjerash tha: "Në përputhje me objektivat tona të Shekullit të Turqisë, ne po bëjmë hapa të rëndësishëm në çdo fushë". Ai riafirmoi përpjekjet drejt një "Turqie pa terror ku 86 milionë njerëzit tanë do të jetojnë në paqe".

Festa kombëtare, Dita e Republikës së Turqisë shënohet më 29 tetor për të përkujtuar shpalljen e Republikës së Turqisë në vitin 1923.

Republika u shpall nga Mustafa Kemal Ataturk, i cili më pas nga Asambleja e Madhe Kombëtare e vendit u zgjodh si presidenti i parë i Turqisë moderne.

Një nga festat më të mëdha kombëtare shënohet me një sërë aktivitetesh në të gjithë vendin, por edhe në përfaqësitë e Turqisë në mbarë botën.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın