Turqia

Turqia shpëtoi 30 azilkërkues në Detin Egje

Azilkërkuesit u shpëtuan nga një gomone në brigjet e Ayvalık në provincën veriperëndimore Balıkesir të Turqisë, theksoi Komanda e Rojës Bregdetare në një deklaratë.

Jeyhun Aliyev  | 06.05.2021 - Përdıtësım : 06.05.2021
Turqia shpëtoi 30 azilkërkues në Detin Egje

Ankara

Turqia ka shpëtuar 30 azilkërkues të cilët ishin shtyrë në mënyrë të paligjshme nga roja bregdetare greke në ujërat territoriale turke në Detin Egje, raporton Anadolu Agency (AA).

Azilkërkuesit u shpëtuan nga një gomone në brigjet e Ayvalık në provincën veriperëndimore Balıkesir të Turqisë, theksoi Komanda e Rojës Bregdetare në një deklaratë.

Ata u dërguan në breg dhe më vonë iu referuan zyrës provinciale të migracionit.

Turqia ka qenë një pikë kyçe tranziti për azilkërkuesit që duan të kalojnë në Evropë për të filluar jetë të re, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.

Turqia dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë dënuar në mënyrë të përsëritur praktikën e paligjshme të Greqisë për të shtyrë mbrapa azilkërkuesit, duke thënë se ajo shkel vlerat humanitare dhe ligjin ndërkombëtar duke rrezikuar jetën e emigrantëve të pambrojtur, duke përfshirë gratë dhe fëmijët.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın