Turqia shpëton azilkërkuesit e dëbuar nga ujërat greke
Azilkërkuesit me origjinë siriane, përfshirë fëmijë, u shpëtuan nga Garda Bregdetare Turke në një gomone në brigjet e Bodrumit në provincën Muğla, thanë burimet

Muğla
Turqia shpëtoi 13 azilkërkues të cilët u dëbuan në ujërat e Egjeut nga Garda Bregdetare Greke, njoftuan burimet turke të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Azilkërkuesit me origjinë siriane, përfshirë fëmijë, u shpëtuan nga Garda Bregdetare Turke në një gomone në brigjet e Bodrumit në provincën Muğla, thanë burimet.
Turqia ka qenë një nga rrugët kryesore për azilkërkuesit që duan të arrijnë në Evropë, veçanërisht që nga fillimi i luftës civile në Siri në vitin 2011.
Turqia aktualisht strehon rreth 4 milionë sirianë, më shumë se çdo vend tjetër në botë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.