Turqia

Turqia shënon Ditën e Përkujtimit të Ataturkut dhe Ditën e Rinisë dhe Sporteve

Me rastin e kësaj dite, presidenti Recep Tayyip Erdoğan publikoi një mesazh, ku mes tjerash nënvizoi rëndësinë historike të 19 majit

Dzihat Aliju  | 19.05.2025 - Përdıtësım : 19.05.2025
Turqia shënon Ditën e Përkujtimit të Ataturkut dhe Ditën e Rinisë dhe Sporteve

Shkup

Turqia sot feston 19 majin - Ditën e Përkujtimit të Ataturkut dhe Ditën e Rinisë dhe Sporteve, një ditë historike që shënon fillimin e Luftës për Pavarësi të vendit, raporton Anadolu.

19 maji i vitit 1919 ishte dita kur Mustafa Kemal Ataturk, më vonë themelues i Republikës së Turqisë, mbërriti në qytetin Samsun të Detit të Zi nga Stambolli për të nisur luftën që katër vjet më vonë e transformoi kombin në Turqinë moderne.

Të rinjtë festojnë këtë ditë duke vizituar mauzoleun Anitbakir të Ataturkut si dhe duke organizuar aktivitete sportive dhe kulturore. Në kuadër të festimeve zyrtarë të vendit dhe figura politike turke shënojnë 19 majin.

Me rastin e kësaj dite, presidenti Recep Tayyip Erdoğan publikoi një mesazh, ku mes tjerash nënvizoi rëndësinë historike të 19 majit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.