Turqia rizgjidhet në Bordin Ekzekutiv të UNESCO-s për mandatin 2025-2029
Vendi do të shërbejë për mandatin e tretë radhazi në Bordin Ekzekutiv të UNESCO-s
Stamboll
Turqia u rizgjodh sot në Bordin Ekzekutiv të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) për mandatin 2025–2029, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme, transmeton Anadolu.
Turqia, një nga anëtaret themeluese të UNESCO-s, do të shërbejë në Bordin Ekzekutiv për mandatin e tretë radhazi, pas anëtarësimeve të saj të mëparshme për periudhat 2017–2021 dhe 2021–2025.
Zgjedhjet u zhvilluan gjatë Konferencës së 43-të të Përgjithshme të UNESCO-s në Uzbekistan.
Duke riafirmuar përkushtimin e saj ndaj qëllimeve dhe idealeve të UNESCO-s, Turqia tha se do të vazhdojë të kontribuojë në bashkëpunimin ndërkombëtar që synon avancimin e misionit të organizatës dhe ruajtjen e vlerave të përbashkëta të njerëzimit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
