Turqia

Turqia riatdheson 2 terroristë të huaj në Belgjikë

Ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu më herët njoftoi se 11 shtetas të Francës, pjesëtarë të grupit terrorist DEASH, do të kthehen në shtetin e tyre të origjinës në fillim të muajit dhjetor

Burak Bir  | 29.11.2019 - Përdıtësım : 29.11.2019
Turqia riatdheson 2 terroristë të huaj në Belgjikë

Ankara

Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë ka njoftuar se ka riatdhesuar 2 luftëtarë të huaj terroristë në Belgjikë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përmes një postimi në Twitter, nga Ministria e Brendshme njoftojnë se shtetasit e Belgjikës janë kthyer në vendin e tyre të origjinës si pjesë e përpjekjeve të Turqisë për të riatdhesuar luftëtarët e huaj terroristë.

Dje, ministri i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu njoftoi se 11 shtetas të Francës, pjesëtarë të grupit terrorist DEASH, do të kthehen në shtetin e tyre të origjinës në fillim të muajit dhjetor.

"Këtë javë ne do të bëjmë riatdhesime në Belgjikë dhe Irlandë", tha Soylu.

Disa vende evropiane i kanë rezistuar përpjekjeve të Turqisë për të riatdhesuar terroristët e DEASH-it, por Turqia është zotuar të vazhdojë përpara.

Që nga viti 2013, Turqia është sulmuar shumë herë nga terroristët e DEASH-it, sulme nga të cilat jetën e kanë humbur 315 persona dhe qindra janë plagosur.

Në përgjigje të sulmeve, Turqia filloi operacione kundër-terroriste brenda dhe jashtë vendit, duke neutralizuar 3.500 terroristë të DEASH-it dhe duke arrestuar 5.500 të tjerë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.