Turqia

Turqia përkujton 6 mësuesit e martirizuar nga terroristët e PKK-së

Turqia sot ka përkujtuar 6 mësues që u martirizuan 26 vjet më parë nga terroristët e PKK-së në provincën lindore Tunceli

Erdoğan Çağatay Zontur  | 11.09.2020 - Përdıtësım : 13.09.2020
Turqia përkujton 6 mësuesit e martirizuar nga terroristët e PKK-së

Ankara

Turqia sot ka përkujtuar 6 mësues që u martirizuan 26 vjet më parë nga terroristët e PKK-së në provincën lindore Tunceli, raporton Anadolu Agency (AA).

Rustem Sen, Metin Kaynar, Ali İhsan Cetinkaya, Mustafa Karinca, Buminhan Temizkan dhe Vedat İnan ishin mësues të shkollës fillore në fshatin Darikent në rrethin Mazgirt. Ata ranë dëshmorë më 11 shtator të vitit 1994.

Në programin e përkujtimit në shkollën e fshatit morën pjesë banorët lokalë, mësues, studentë, drejtorë dhe zyrtarë lokalë.

Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnjat.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın