Turqia

Turqia përgëzon Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me BE-në

"Përgëzojmë Bashkimin Evropian dhe Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mik dhe aleat për të cilët është vendosur të fillojnë negociatat e anëtarësimit me BE-në"

Muhammet Tarhan  | 27.03.2020 - Përdıtësım : 27.03.2020
Turqia përgëzon Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me BE-në

Ankara

Turqia nëpërmjet një mesazhi nga ministria e Jashtme, ka përgëzuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për vendimin mbi fillimin e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian (BE), transmeton Anadolu Agency (AA).

"Përgëzojmë Bashkimin Evropian dhe Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mik dhe aleat për të cilët është vendosur të fillojnë negociatat e anëtarësimit me BE-në", thuhet në një njoftim të ministrisë.

Në njoftim është theksuar se edhe Turqia është shtet kandidat që është në fazën e negociatave dhe se që nga fillimi mbështet integrimin euro-atlantik të vendeve të Ballkanit.

"Turqia beson se edhe pse ky vendim është marrë me vonesë, do t'i ofrojë kontribute të rëndësishme stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit si dhe përpjekjeve të BE-së në rrugën për t'u bërë fuqi globale. Ka nevojë më shumë se gjithmonë që politika e zgjerimit, e cila është mjeti më i rëndësishëm i fuqisë së butë që posedon BE-ja, të jetë i besueshëm dhe i drejtë, të mos politizohet për hir të interesave mendjengushta kombëtare dhe të inkurajoj shtetet kandidate", thekson njoftimi.

BE-ja më 25 mars kishte njoftuar se zyrtarisht kanë nisur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın