Turqia

Turqia përgënjeshtron pretendimet se hapësira turke u përdor nga avionët bombardues amerikanë

"Avionët bombardues që u nisën nga SHBA-ja hynë përmes Ngushticës së Gjibraltarit dhe arritën në Izrael nga jugu i Mesdheut, hynë përmes Irakut dhe goditën Iranin", thuhet në deklaratë

Betül Bilsel  | 23.06.2025 - Përdıtësım : 23.06.2025
Turqia përgënjeshtron pretendimet se hapësira turke u përdor nga avionët bombardues amerikanë

Ankara

Qendra Kundër Dezinformimit (DMM) e Presidencës së Komunikimit të Turqisë ka përgënjeshtruar pretendimet se "bombarduesit amerikanë që kryen sulme ndaj objekteve bërthamore të Iranit përdorën hapësirën ajrore turke", transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga DMM thuhet se hapësira ajrore turke nuk u shkel në asnjë mënyrë gjatë sulmeve që Izraeli ka filluar ndaj Iranit dhe se hapësira ajrore turke nuk është përdorur në mënyrë kategorike në sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

Avionët bombardues që u nisën nga SHBA-ja hynë përmes Ngushticës së Gjibraltarit dhe arritën në Izrael nga jugu i Mesdheut, hynë përmes Irakut dhe goditën Iranin, theksohet në deklaratën në të cilën më tej thuhet:

"Avionët bombardues në fjalë ndoqën të njëjtën rrugë në kthim pas sulmit dhe në rrugën e kthimit ata u furnizuan me karburant mbi Mesdhe (në jug të Kretës) dhe u kthyen në SHBA. Republika e Turqisë vazhdon të mbrojë me këmbëngulje paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe presidenti ynë Recep Tayyip Erdoğan udhëheq iniciativat e ndërmarra për të mbajtur gjallë diplomacinë për këtë qëllim. Çdo pretendim për të kundërtën është produkt i dezinformimit".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın