Turqia

Turqia paralajmëron me kundër-masa nëse SHBA merr qëndrim të ashpër

Nëse Turqia nuk merr avionët F-35, tha Çavuşoğlu, vendi do t’i plotësojë nevojat e saj nga burime të tjera derisa të fillojë prodhimin e vet

Faruk Zorlu  | 22.07.2019 - Përdıtësım : 23.07.2019
Turqia paralajmëron me kundër-masa nëse SHBA merr qëndrim të ashpër

Ankara

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se vendi i tij do të ndërmarrë kundër-hapa nëse SHBA miraton qëndrim armiqësor ndaj saj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë televizive, Çavuşoğlu foli për vendimin e SHBA-ve për të larguar Turqinë nga programi i avionit luftarak F-35.

Nëse Turqia nuk merr avionët F-35, tha Çavuşoğlu, vendi do t’i plotësojë nevojat e saj nga burime të tjera derisa të fillojë prodhimin e vet.

Të mërkurën, Washingtoni njoftoi se po e largon Turqinë nga programi i avionit luftarak F-35, pas kërcënimeve të bëra në lidhje me blerjen e Ankarasë të sistemit ajror të mbrojtjes S-400 nga Rusia.

Pas përpjekeve të dështuara për të blerë sistemin e mbrojtjes ajrore nga SHBA-të, Ankara nënshkroi një marrëveshje në vitin 2017 për të blerë sistemin S-400 nga Rusia.

Zyrtarët e SHBA-ve argumentuan se sistemi rus do të ishte i papajtueshëm me sistemet e NATO-s dhe do t’i ekspozonte avionët luftarak F-35 nënshtrimit të mundshëm rus.

Megjithatë, Turqia theksoi se sistemi S-400 do të integrohej në sistemet e NATO-s dhe nuk do të përbënte një kërcënim për aleancën. Ajo po ashtu kërkoi formimin e një komisioni për të sqaruar çdo çështje teknike, por SHBA nuk iu përgjigj këtij propozimi.

SHBA-të kërcënuan me sanksione për shkak të blerjes, ndërsa Turqia iu përgjigju se çdo sanksion do të plotësohej në të njëjtin lloj.

Dorëzimi i komponentëve të sistemit S-400 filloi më 12 qershor dhe do të vazhdojë deri në prill të vitit 2020.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın