Turqia

"Turqia nuk do të lejojë të vihet në dyshim statusi i saj në NATO"

"Ne nuk jemi një shtet vëzhgues, ne jemi një nga anëtarët, ne jemi një vend që ka fjalën e tij në të gjitha vendimet", tha zëdhënësi presidencial İbrahim Kalın

Servet Günerigök  | 17.04.2019 - Përdıtësım : 17.04.2019
"Turqia nuk do të lejojë të vihet në dyshim statusi i saj në NATO" Foto: Yasin Öztürk/AA

Washington

Për Turqinë janë të papranueshme deklaratat me të cilat vihet në pikëpyetje statusi i saj në NATO, deklaroi zëdhënësi presidencial İbrahim Kalın.

Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), İbrahim Kalın ka hedhur poshtë komentet drejtuar anëtarësimit të Turqisë në NATO, që bëhen në kohën e një mosmarrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) mbi blerjen nga Rusia të sistemit të mbrojtjes raketore, duke thënë se Turqia do të vazhdojë me hapat e saj, drejt përforcimit të pozitës që ka në aleancën transatlantike.

Tensionet mes SHBA-ve dhe Turqisë janë shtuar në muajt e fundit, në kohën kur Turqia do të fillojë të pranojë blerjen e sistemit të avancuar të mbrojtjes raketore S-400, gjë e cila sips Washingtonit rrezikon blerjen e avionëve luftarak F-35, pasi mund të rezultojë me një blllokim në Kongres.

Më parë këtë muaj, zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence tha se blerja e sistemit S-400 nga Turqia mund të paraqesë një rrezik për NATO-n.

"Turqia duhet të zgjedh, nëse dëshiron të ngelet një partner kyç i aleancës më të sukseshme ushtarake në hitorinë e botës, ose dëshiron të vë në rrezik sigurinë nga ai partneritet?”, tha Pence.

Kalın tha se për Turqinë, deklarata të tilla janë të papranueshme, sepse statusi në NATO nuk përcaktohet nga një shtet i vetëm, por nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s.

"Përveç kësaj, ne nuk jemi një shtet vëzhgues, ne jemi një nga anëtarët, ne jemi një vend që ka fjalën e tij në të gjitha vendimet", tha ai.

Kalın shtoi se Turqia nuk do të lejojë të vihet në pikëpyetje pozita e saj në NATO.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın