Turqia

Turqia njofton se ka gjetur trupat e të 20 viktimave të rrëzimit të avionit ushtarak

Avioni C-130 që po udhëtonte nga Azerbajxhani u rrëzua në Gjeorgji të martën

Orhan Onur Gemici  | 13.11.2025 - Përdıtësım : 13.11.2025
Turqia njofton se ka gjetur trupat e të 20 viktimave të rrëzimit të avionit ushtarak

Ankara

Turqia njoftoi se është gjetur edhe trupi i ushtarit të 20-të që humbi jetën në rrëzimin e një avioni ushtarak mallrash përgjatë kufirit Azerbajxhan-Gjeorgji në fillim të kësaj jave, transmeton Anadolu.

"Si rezultat i përpjekjeve të kërkimit në rrënojat e aeroplanit tonë ushtarak mallrash që u rrëzua në kufirin Azerbajxhan-Gjeorgji, është gjetur trupi i shenjtë i dëshmorit tonë të 20-të", tha Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në një deklaratë.

Të martën, avioni ushtarak turk i mallrave C-130 që po udhëtonte nga Azerbajxhani u rrëzua në Gjeorgji.

Sipas ministrisë, avioni mbante 20 persona, përfshirë ekuipazhin e fluturimit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın