Turqia

Turqia nis hetim për sulmin e lidhur me YPG-në ndaj flamurit turk përgjatë kufirit me Sirinë

Ministria e Mbrojtjes thotë se është nisur gjithashtu hetim administrativ për "përpjekjen e simpatizantëve të organizatës terroriste për të kaluar portën kufitare të mbyllur në Nusaybin"

Kanyshai Butun  | 20.01.2026 - Përdıtësım : 20.01.2026
Turqia nis hetim për sulmin e lidhur me YPG-në ndaj flamurit turk përgjatë kufirit me Sirinë

Stamboll

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi të martën se është nisur një hetim për një sulm të lidhur me organizatën terroriste YPG ndaj flamurit turk përgjatë vijës kufitare Nusaybin-Qamishli, që ndodhet mes Sirisë dhe Turqisë, transmeton Anadolu.

"Në lidhje me përpjekjen e simpatizantëve të organizatës terroriste për të kaluar portën kufitare të mbyllur në Nusaybin dhe sulmin ndaj flamurit tonë në portën kufitare, është nisur një hetim administrativ", thuhet në deklaratën e ministrisë, të publikuar në platformën turke të rrjeteve sociale NSosyal.

Më herët, Drejtori i Komunikimit i Turqisë, Burhanettin Duran, e cilësoi sulmin ndaj flamurit turk si një "provokim të hapur që synon paqen e kombit", duke shtuar se ky veprim tregon "forca të errëta që synojnë të sabotojnë objektivin e një Turqie pa terrorizëm".

"Ata që planifikojnë dhe kryejnë veprime të tilla duhet ta dinë se çdo kërcënim ndaj sigurisë së Republikës së Turqisë dhe çdo akt armiqësor kundër vlerave tona të shenjta do të përballet me përgjigjen më të vendosur", theksoi ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın