Turqia

Turqia ngushëllon SHBA-të për viktimat e zjarrit në Kaliforni

"Jemi të pikëlluar për shkak të numrit të madh të vdekjeve dhe dëmeve materiale të shkaktuara nga zjarri që vazhdon në Kaliforni të SHBA-ve", thuhet në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Jashtme të Turqisë

Tevfik Durul  | 12.11.2018 - Përdıtësım : 12.11.2018
Turqia ngushëllon SHBA-të për viktimat e zjarrit në Kaliforni

Ankara

ANKARA (AA) - Turqia i ka dërguar ngushëllime Shteteve të Bashkuara të Amerikës për viktimat që kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit në Kaliforni, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Jemi të pikëlluar për shkak të numrit të madh të vdekjeve dhe dëmeve materiale të shkaktuara nga zjarri që vazhdon në Kaliforni të SHBA-ve", thuhet në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Jashtme të Turqisë.

"U shprehim ngushëllime të afërmeve të personave që humbën jetën nga kjo katastrofë dhe SHBA-ve, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë", theksohet më tej.

Ndryshe, 31 persona janë raportuar të vdekur si pasojë e zjarrit pyjor që përfshiu qytezën Paradise dhe rrethinën, 290 kilometra në verilindje të San Franciscos.

Zjarri është përhapur në një sipërfaqe prej rreth 450 kilometrash katrorë, në veri të Kalifornisë, ndërsa ende nuk dihet fati i 228 personave.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın