Turqia neutralizon dy terroristë të tjerë të PKK-së në Irakun verior
Terroristët u neutralizuan në kuadër të operacionit në vazhdim Pence-Yildirim, thotë Ministria e Mbrojtjes Kombëtare

Ankara
Forcat turke "neutralizuan" dy terroristë të tjerë të PKK-së në Irakun verior, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).
Terroristët u neutralizuan në kuadër të operacionit në vazhdim "Pençe-Yıldırım", shkroi ministria në Twitter.
Gjithashtu u potencua se operacionet ushtarake të Turqisë që kanë në objektiv vendet e fshehta të terroristëve po vazhdojnë pa u ndalur.
Autoritetet turke përdorin termin “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.
Turqia nisi operacionet "Pençe-Şimşek" dhe "Pençe-Yıldırım" më 23 prill në rajonin Metina dhe Avasin-Basyan të Irakut verior pranë kufijve të saj.
Grupi terrorist PKK shpesh fshihet në Irakun verior, pikërisht përtej kufirit jugor të Turqisë, për të komplotuar sulme terroriste në Turqi.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.