Turqia

Turqia neutralizon 7 terroristë në veri të Sirisë

Të shtunën, të paktën dy ushtarë turq u vranë dhe po aq u plagosën pasi terroristët sulmuan një automjet të blinduar në veri të Sirisë

Dilara Hamit  | 25.07.2021 - Përdıtësım : 26.07.2021
Turqia neutralizon 7 terroristë në veri të Sirisë

Ankara

Forcat turke të sigurisë të dielën neutralizuan shtatë terroristë në veri të Sirisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim në Twitter, ministria tha se janë shënjestruar pozicionet terroriste në rajonin e operacionit “Mburoja e Eufratit” dhe është përcaktuar se të paktën shtatë terroristë janë neutralizuar.

Operacioni ka vazhduar në rajon.

Të shtunën, të paktën dy ushtarë turq u vranë dhe po aq u plagosën pasi terroristët sulmuan një automjet të blinduar në veri të Sirisë.

Që nga viti 2016, Turqia ka realizuar tri operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrori dhe për të mundësuar vendosjen paqësore të banorëve: "Mburoja e Eufratit" (2016), "Dega e Ullirit" (2018) dhe "Burimi i Paqes" (2019).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın