Turqia

Turqia neutralizon 4 terroristë të PKK-së në Irakun verior

Terroristët u neutralizuan në një operacion të mbështetur nga ajri në rajonin Haftanin, Avashin dhe Zap pasi u zbuluan përmes aktiviteteve të zbulimit dhe mbikëqyrjes, tha ministria në Twitter

Merve Gül Aydoğan Ağlarcı  | 05.06.2020 - Përdıtësım : 05.06.2020
Turqia neutralizon 4 terroristë të PKK-së në Irakun verior

Ankara

Forcat turke të sigurisë neutralizuan së paku katër terroristë të PKK-së në Irakun verior, bëri të ditur sot Ministria e Mbrojtjes e vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Terroristët u neutralizuan në një operacion të mbështetur nga ajri në rajonin Haftanin, Avashin dhe Zap pasi u zbuluan përmes aktiviteteve të zbulimit dhe mbikëqyrjes, tha ministria në Twitter.

Operacionet antiterroriste të vendit vazhdojnë pa ndërprerje, shtohet në deklaratën e ministrisë.

Autoritetet turke përdorin termin "të neutralizuar" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë u dorëzuan, vrarë ose kapur.

Terroristët e PKK-së shpesh strehohen në Irakun verior për të planifikuar sulme ndërkufitare terroriste në Turqi.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e afër 40,000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın