Turqia

Turqia neutralizon 2 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Terroristët janë neutralizur në një operacion ajror në rajonin Avashin, pasi u zbuluan përmes aktivitete të detektimit, tha Ministria e Mbrojtjes

Barış Gündoğan  | 30.05.2020 - Përdıtësım : 31.05.2020
Turqia neutralizon 2 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Ankara

Turqia neutralizoi dy terroristë të PKK-së në Irakun verior, tha Ministria e Mbrojtjes e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Terroristët janë neutralizur në një operacion ajror në rajonin Avashin, pasi u zbuluan përmes aktivitete të detektimit, tha ministria në Twitter.

Autoritetet turke shpesh përdorin termin "neutralizim" në deklarata për të nënkuptuar që terroristët janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

"Operacionet do të vazhdojnë derisa të neutralizohet terroristi i fundit", tha ministria.

Terroristët e PKK-së shpesh përdorin Irakun verior si bazë për të planifikuar sulme ndërkufitare terroriste në Turqi.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın