Turqia

Turqia neutralizoi tre terroristë të PKK-së në Irakun verior

Terroristët u neutralizuan nga helikopterët ATAK në zonën e operacionit Pence-Simsek, theksoi ministria në Twitter

Seda Sevencan   | 20.09.2021
Turqia neutralizoi tre terroristë të PKK-së në Irakun verior

Stamboll

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë bëri të ditur se forcat turke neutralizuan tre terroristë të PKK-së në Irakun verior, transmeton Anadolu Agency (AA).

Terroristët u neutralizuan nga helikopterët ATAK në zonën e operacionit Pence-Simsek, theksoi ministria në Twitter.

Grupi terrorist PKK shpesh fshihet në Irakun verior, përtej kufirit jugor të Turqisë, për të komplotuar sulme terroriste në Turqi.

Operacionet Pence janë një seri ofensivash që Turqia ka kryer që nga viti 2019 kundër organizatave terroriste në Irakun verior, veçanërisht PKK-së.

Operacionet Pence-Kaplan dhe Pence-Kartal filluan në qershor të vitit të kaluar, ndërsa Pence-Simsek dhe Pence-Yildirim filluan këtë prill në rajonet Metina dhe Avasin-Basyan të Irakut.

Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın