Turqia

Turqia neutralizoi 19 terroristë të YPG/PKK-së në veri të Sirisë

Terroristët u përpoqën të sulmonin zonat e operacionit Burimi i Paqes, Dega e Ullirit dhe Mburoja e Eufratit, tha ministria në Twitter

Barış Gündoğan  | 19.05.2022 - Përdıtësım : 19.05.2022
Turqia neutralizoi 19 terroristë të YPG/PKK-së në veri të Sirisë

Ankara

Forcat turke kanë neutralizuar 19 terroristë të YPG/PKK-së në veri të Sirisë, theksoi Ministria e Mbrojtjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Terroristët u përpoqën të sulmonin zonat e operacionit Burimi i Paqes, Dega e Ullirit dhe Mburoja e Eufratit, tha ministria në Twitter.

Që nga viti 2016, Turqia ka nisur tre operacione të suksesshme anti-terroriste përtej kufirit të saj në Sirinë veriore për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar vendosjen paqësore të banorëve: Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018) dhe Burimi i Paqes (2019).

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın