Turqia

Turqia: NATO neutralizoi një municion balistik të shkrepur nga Irani në hapësirën ajrore turke

“Të gjitha masat e nevojshme po ndërmerren me vendosmëri dhe pa hezitim kundër çdo kërcënimi të drejtuar ndaj territorit dhe hapësirës ajrore të vendit tonë”, tha Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare

Gizem Nisa Çebi Demir  | 13.03.2026 - Përdıtësım : 13.03.2026
Turqia: NATO neutralizoi një municion balistik të shkrepur nga Irani në hapësirën ajrore turke

Stamboll

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë tha sot se një municion balistik i lëshuar nga Irani, i cili hyri në hapësirën ajrore turke, është “neutralizuar nga mjetet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s të dislokuara në Mesdheun Lindor”, transmeton Anadolu.

“Të gjitha masat e nevojshme po ndërmerren me vendosmëri dhe pa hezitim kundër çdo kërcënimi të drejtuar ndaj territorit dhe hapësirës ajrore të vendit tonë. Po zhvillohen konsultime me vendin përkatës për të sqaruar të gjitha aspektet e incidentit”, thuhet në një deklaratë zyrtare të Ministrisë.

“Të gjitha zhvillimet në rajon po monitorohen dhe vlerësohen nga afër, duke pasur si përparësi kryesore sigurinë kombëtare”, thuhet më tej në deklaratë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın