Turqia

Turqia mohon raportet për tërheqjen e trupave nga postet ushtarake në veri të Sirisë

"Raportet që pretendojnë se Forcat e Armatosura Turke (TSK) janë tërhequr nga disa zona të rajonit të 'Burimit të Paqes' nuk janë të vërteta. TSK-ja vazhdon aktivitetet e saj në rajon në koordinim me qeverinë siriane"

Yusuf Soykan Bal  | 29.01.2026 - Përdıtësım : 29.01.2026
Turqia mohon raportet për tërheqjen e trupave nga postet ushtarake në veri të Sirisë

Ankara

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka mohuar raportet që pretendojnë se trupat turke janë tërhequr nga postet ushtarake në veri të Sirisë pranë kufirit turk, raporton Anadolu.

"Raportet që pretendojnë se Forcat e Armatosura Turke (TSK) janë tërhequr nga disa zona të rajonit të 'Burimit të Paqes' nuk janë të vërteta. TSK-ja vazhdon aktivitetet e saj në rajon në koordinim me qeverinë siriane", thanë burime nga ministria

Burimet e ministrisë paralajmëruan kundër asaj që e përshkruan si dezinformim i qëllimshëm dhe i bënë thirrje publikut të mbështetet vetëm në deklaratat zyrtare.

Në veri të Sirisë, Turqia që nga viti 2016 ka kryer një sërë operacionesh të suksesshme antiterroriste, përfshirë: "Mburoja e Eufratit" (2016), "Dega e Ullirit" (2019) dhe "Burimi i Paqes" (2019), me qëllim për të parandaluar krijimin e një korridori terrorist dhe për të siguruar vendosjen paqësore të banorëve vendas.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın