Turqia

Turqia mirëpret marrëveshjen e paqes midis Kamboxhias dhe Tajlandës

Ministria e Jashtme e Republikës së Turqisë thotë se marrëveshja do të ndihmojë në promovimin e paqes rajonale në Azinë Juglindore

Sercan İrkin  | 28.10.2025 - Përdıtësım : 28.10.2025
Turqia mirëpret marrëveshjen e paqes midis Kamboxhias dhe Tajlandës

Stamboll

Ministria e Jashtme e Republikës së Turqisë përshëndeti marrëveshjen e paqes të nënshkruar midis Kamboxhias dhe Tajlandës, duke thënë se Ankaraja beson se marrëveshja do të kontribuojë në stabilitetin rajonal në Azinë Juglindore, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, ministria tha se "mirëpret deklaratën e përbashkët të nënshkruar midis Kamboxhias dhe Tajlandës" dhe beson se Marrëveshja e Paqes e Kuala Lumpurit "do të kontribuojë në paqen dhe stabilitetin rajonal".

Marrëveshja, e nënshkruar në Kuala Lumpur të dielën, u mbikëqyr nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe u bashkënënshkrua nga udhëheqësit nga Tajlanda, Kamboxhia dhe Malajzia.

Marrëveshja i jep fund mosmarrëveshjes vdekjeprurëse kufitare midis Kamboxhias dhe Tajlandës, e cila shpërtheu në përleshje në korrik.

Ministria e Jashtme e Turqisë shprehu gjithashtu vlerësim për përpjekjet e kryeministrit të Malajzisë, Anwar Ibrahim dhe presidentit Trump në lehtësimin e nënshkrimit të marrëveshjes.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın