Turqia

"Turqia me Katarin gjithmonë miq të ditëve të vështira"

"Marrëdhëniet tona me Katarin po zhvillohen me hapa të sigurtë në të gjitha fushat. Vëllimi i tregtisë dypalëshe vazhdon të rritet me kalimin e çdo viti", ka theksuar Yıldırım

Özcan Yıldırım  | 19.12.2018 - Përdıtësım : 19.12.2018
"Turqia me Katarin gjithmonë miq të ditëve të vështira" ( Hakan Göktepe - Anadolu Agency )

Ankara

ANKARA (AA) - Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Binali Yıldırım, ka deklaruar se "Turqia me Katarin deri më sot kanë qenë gjithmonë miq të ditëve të vështira dhe se miqësia do të vazhdojë në këtë drejtim", raporton Anadolu Agency (AA).

"Të dy vendet, të cilat janë përballur me shumë probleme deri më tani, kanë qenë në gjendje të tejkalojnë këto probleme përmes ndihmës së ndërsjellë dhe solidaritetit. Ekziston një thënie në gjuhën tonë 'miku i mirë në ditë të vështira'. Kjo thuhet për ata që janë pranë miqve të tyre në ditë të vështira. Turqia me Katarin deri më sot kanë qenë gjithmonë miq të ditëve të vështira. Edhe pas kësaj, miqësia jonë do të vazhdojë në këtë drejtim. Po ashtu në gjuhën tonë ka edhe një thënie tjetër, 'mik i ditëve të mira'. Vëllezërit tanë katarianë e dinë shumë mirë se kush ka qëndruar pranë tyre në ditë të mira dhe në ditë të vështira. Turqia, është mik i vërtetë dhe i besueshëm i Katarit. Turqia e mban fjalën e saj. Kjo është arsyeja pse marrëdhëniet e Turqisë me Katarin vazhdojnë të përparojnë me hapa të sigurta në shumë fusha të tilla si ato politike, ekonomike dhe mbrojtje", ka deklaruar Yıldırım gjatë një pritjeje të organizuar në Ankara nga ambasadori i Katarit, Salim bin Mubarak al-Shafi, me rastin e ditës kombëtare të Katarit.

Ndër të tjera, duke rikujtuar se takimi i katërt i Komitetit të Lartë Strategjik Turqi-Katar u zhvillua në Stamboll me pjesëmarrjen e presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, Yıldırım është shprehur se, "Rezultatet e arritura dhe vendimet e marra në takim kanë kanë çuar në nivele më të avancuara marrëdhëniet Turqi-Katar. Po ashtu kemi zhvilluar takim dhe me kryetarin e Asamblesë së Katarit, Ahmad Bin Abdullah Al Mahmud, në takimin e kryetarëve parlamentar Euroaziatik të mbajtur në Antalya, ku dhe kemi marrë vendimin për të përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet parlamenteve tanë".

"Marrëdhëniet tona me Katarin po zhvillohen me hapa të sigurtë në të gjitha fushat. Vëllimi i tregtisë dypalëshe vazhdon të rritet me kalimin e çdo viti. Unë besoj se marrëdhëniet tona ekonomike dhe tregtare do të vazhdojnë të rriten në një mënyrë që pasqyron potencialin e të dy vendeve", ka theksuar Yıldırım.

Ndërsa ambasadori i Katarit, Salim bin Mubarak al-Shafi, është shprehur se "tashmë Turqia dhe Katari nuk janë dy trupa, por një zemër".

Al-Shafi ka theksuar se mes Katarit dhe Truqisë ka një marrëdhënie shembullore në çdo nivel, këto marrëdhënie përbëhen nga vlera dhe parime të larta dhe se këto janë ngritur mbi "një bazë që sogurin fitoren e njerëzisë".

Pasi ka tërhequr vëmendjen se të dy vendet veprojnë në një përputhje të plotë në çështjet politike ndërkombëtare dhe rajonale, ambasadori al-Shafi tha se, "Së pari, qeveria e Katarit gjatë përpjekjes së pasuksesshme për grusht shteti në Turqi në korrik 2016, ishte një nga vendet e para që u pozicionua përkrah Turqisë dhe ka mbrojtur autoritetin legjitim të saj. Së dyti, menjëherë një vit pas kësaj ishte kriza e Gjirit e krijuar me Katarin dhe embargoja mizore që vendet fqinje zbatuan mbi ne. Pikërisht në atë kohë Turqia nuk nguroi për asnjë çast të mbështesë Katarin dhe qëndroi përkrah tij duke e kundërshtuar me guxim bojkotin mizor. Së treti, ishte kriza ekonomike që Turqia përjetoi, ku edhe këtu Katari pavarësisht embargos së zbatuar ndaj saj qëndroi pranë Turqisë. Që të dy vendet nga këto kriza kanë dalë edhe më të forta, kanë arritur me sukses të tejkalojnë këto vështirësi dhe të vazhdonjnë me sukses rrugët e përbashkëta".

"Ne gjykojmë se kush prek Turqinë ka prekur qeverinë e Katarit. Zoti i bekoftë vendet tona dhe popujt tanë dhe i ruajt nga të gjitha të këqiat", ka theksuar në fjalën e tij al-Shafi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın