Turqia

Turqia lëshon urdhër arresti për 27 të dyshuar të FETO-s

Policia filloi operacione të njëkohshme në 14 provinca, përfshirë kryeqytetin Ankara, Stamboll dhe Izmir

Burak Bir  | 05.08.2020 - Përdıtësım : 05.08.2020
Turqia lëshon urdhër arresti për 27 të dyshuar të FETO-s

Ankara

Prokurorët turq në provincën Adana lëshuan urdhër arresti për 27 të dyshuar për lidhjet e tyre të dyshuara me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas përpjekjes së grushtit të shtetit të mposhtur në vitin 2016, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dyshuarit, përfshirë 12 ushtarë me detyrë aktive në Forcat e Armatosura të Turqisë, u akuzuan se periodikisht kanë bërë kontakte me bashkëpunëtorët e tyre të terrorizmit përmes Payphone, tha një burim i sigurisë në kushte anonimiteti.

Policia filloi operacione të njëkohshme në 14 provinca, përfshirë kryeqytetin Ankara, Stamboll dhe Izmir.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grusht shtetin e mposhtur më 15 korrik të vitit 2016, i cili la 251 njerëz të martirizuar dhe afër 2.200 të plagosur.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për rrëzimin e shtetit përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın