Turqia: Izraeli duhet të ndalojë menjëherë sulmet që shkelin armëpushimin në Gaza
Turqia është gati të marrë përgjegjësi në mekanizmat që do të sigurojnë stabilitetin në Gaza dhe të kontribuojë në përpjekjet e rindërtimit, tha Këshilli i Sigurisë Kombëtare pas një takimi në Ankara
Stamboll
Izraeli duhet menjëherë të ndalojë sulmet që shkelin armëpushimin në Gaza dhe të përmbushë detyrimet e tij, tha sot Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Turqisë, transmeton Anadolu.
Turqia është gati të marrë përgjegjësi në mekanizmat që do të sigurojnë stabilitetin në Gaza dhe të kontribuojë në përpjekjet e rindërtimit, thuhet në deklaratën e Këshillit pas një takimi të mbajtur në Kompleksin Presidencial në kryeqytetin Ankara.
Ankaraja do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për paqen, mirëqenien dhe sigurinë e të gjitha shtresave të popullit sirian, theksohet në deklaratë.
Këshilli trajtoi gjithashtu situatën e fundit në luftën Rusi–Ukrainë dhe riafirmoi përpjekjet e vazhdueshme të Turqisë me partnerët globalë për të vendosur paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
