Turqia

Turqia heq vizat për 5 vende të Shengenit dhe Britaninë

Turqia njoftoi sot se do t'u sigurojë qytetarëve të 5 vendeve të Shengenit dhe Britanisë një përjashtim të vizave 90-ditore për udhëtime turistike

Faruk Zorlu  | 20.02.2020 - Përdıtësım : 25.02.2020
Turqia heq vizat për 5 vende të Shengenit dhe Britaninë

Ankara

Turqia njoftoi sot se do t'u sigurojë qytetarëve të 5 vendeve të Shengenit dhe Britanisë së Madhe një përjashtim të vizave 90-ditore për udhëtime turistike, raporton Anadolu Agency (AA).

"Ky hap synon të zhvillojë më tej potencialin e turizmit si dhe marrëdhëniet tregtare, ekonomike dhe kulturore me Austrinë, Belgjikën, Holandën, Spanjën, Poloninë dhe Britaninë", thuhet në një deklaratë të shkruar nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hami Aksoy.

Përjashtimi i vizës do të sigurohet për 5 vendet e Shengenit dhe Britaninë për udhëtime turistike që fillojnë nga 2 marsi për vizita 90-ditore një herë në 180 ditë, shtoi ai.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın