Turqia

Turqia fillon operacionin “Kiran-5” në lindje të vendit

Ministria turke tha se operacioni do të kryhet në fshatrat e provincave Diyarbakır, Bingöl dhe Muş për të neutralizuar terroristët në rajon

Dilara Hamit  | 08.11.2019 - Përdıtësım : 08.11.2019
Turqia fillon operacionin “Kiran-5” në lindje të vendit ( Hasan Namlı - Anadolu Agency )

Ankara

Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë ka njoftuar fillimin e operacionit “Kiran-5”, duke angazhuar një personel prej 2.625 personash dhe 179 njësish në pjesën lindore të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria turke tha se operacioni do të kryhet në fshatrat e provincave Diyarbakır, Bingöl dhe Muş për të neutralizuar terroristët në rajon.

Sipas ministrisë, mbi 400 terroristë të PKK-së u “neutralizuan” në Irakun verior gjatë katër muajve të fundit.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “të neutralizuar”, që nënkupton se terroristët në fjalë u dorëzuan, u vranë ose u kapën.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë e foshnje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın