Turqia

Turqia fillon një operacion të ri kundër terroristëve në lindje të vendit

Operacioni synon eliminimin e grupeve terroriste brenda vendit, tha Ministria e Brendshme e Republikës së Turqisë

Dilan Pamuk  | 06.05.2021 - Përdıtësım : 06.05.2021
Turqia fillon një operacion të ri kundër terroristëve në lindje të vendit

Ankara

Zyrtarët turq njoftuan fillimin e një operacioni të ri antiterrorist në Turqinë lindore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Operacioni "Eren-15 Ağrı Dağı-Çemçe Madur", i emëruar sipas Eren Bulbul, një 15-vjeçar i cili u martirizua nga organizata terroriste PKK në vitin 2017, filloi me qëllim të eliminimit të terroristëve të PKK-së në vend dhe "neutralizimin" e terroristëve në rajon, tha Ministria e Brendshme e Turqisë në një deklaratë.

Autoritetet turke shpesh përdorin shprehjen "neutralizim" në deklaratat e tyre, me çka nënkupton se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Në operacionet nën administrimin e komandës rajonale të xhandarmërisë të provincës lindore të Erzurumit marrin pjesë mbi 2.000 pjesëtarë nga Komanda e Xhandarmërisë, Operacionet Speciale të Xhandarmërisë, Departamenti i Operacioneve Speciale të Policisë dhe rojet, dhe 135 ekipe operacionale.

"Seria e Operacionit Eren, e nisur për eliminimin e plotë të terrorizmit nga vendi, vazhdon me sukses me besim dhe vendosmëri me mbështetjen e publikut tonë", shtoi ministria.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE) ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.