Turqia

Turqia dënon vendimin e gjykatës belge mbi të dyshuarit për lidhje me PKK-në terroriste

Në një letër drejtuar homologut të tij belg, Koen Geens, ministri Gül theksoi se vendimi bie ndesh me legjislacionin belg, si dhe me atë të BE-se

Handan Kazancı  | 07.02.2020 - Përdıtësım : 07.02.2020
Turqia dënon vendimin e gjykatës belge mbi të dyshuarit për lidhje me PKK-në terroriste

Ankara

Ministri turk i Drejtësisë, Abdulhamit Gül, ka dënuar një vendim të fundit të gjykatës në Belgjikë, e cila bllokoi ndjekjen penale të 36 të dyshuarve të lidhur me grupin terrorist YPG/PKK në këtë vend të Evropës Perëndimore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një letër drejtuar homologut të tij belg, Koen Geens, ministri Gül theksoi se vendimi bie ndesh me legjislacionin belg, si dhe me atë të Bashkimit Evropian (BE).

Ministri turk tha se aktgjykimi mund të shfrytëzohet nga grupi terrorist.

Gül tha se pjesëmarrja e disa udhëheqësve të grupit në një ngjarje të fundit në Parlamentin Evropian është një dëshmi për faktin se aktvendimi i inkurajoi ata.

Të mërkurën, në Bruksel u mbajt një konferencë e titulluar “Bashkimi Evropian, Turqia, Lindja e Mesme dhe kurdët”, ku disa udhëheqës të grupit terrorist (Adem Uzun, Remzi Kartal dhe Zubeyir Aydar), të cilët janë në kategorinë e kuqe të listës terroriste të kërkuar në Turqi, ishin pjesë e konferencës.

Letra vjen një javë pasi Ministria turke e Punëve të Jashtme kritikoi aktgjykimin nga Gjykata e Lartë e Belgjikës, e cila në një deklaratë theksoi se aktgjykimi duke mbështetur një vendim të vitit 2010 për të mos ndjekur penalisht të dyshuarit e lidhur me YPG/PKK-në, është një përpjekje për të minuar ligjin.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, YPG/PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë e foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.