Turqia

Turqia dënoi sulmin mbi tubimin parazgjedhor në Pakistan

“Në mënyrën më të ashpër dënojmë sulmet mbi demokracinë dhe stabilitetin pakistanez”, tha Ibrahim Kalın, zëdhënës i Presidentit të Turqisë

Sena Güler  | 14.07.2018 - Përdıtësım : 14.07.2018
Turqia dënoi sulmin mbi tubimin parazgjedhor në Pakistan

Ankara

ANKARA (AA) – Turqia të shtunën ka dënuar sulmin me bomba në tubimin parazgjedhor, që ndodhi të premten në jugperëndim të Pakistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Në mënyrën më të ashpër dënojmë sulmet mbi demokracinë dhe stabilitetin pakistanez”, tha Ibrahim Kalın, zëdhënës i Presidentit të Turqisë.

Së paku 128 persona u vranë, ndërsa qindra të tjerë u plagosën, kur një sulmues me bombë aktivizoi mjetin shpërthyes në një tubim parazgjedhor në qarkun Mastung të provincës Valochistan.

“Republika e Turqisë, shteti dhe populli i saj, qëndron prapa vëllezërve dhe motrave pakistaneze, siç e ka qenë gjithmonë”, theksoi Kalın.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın